TV Channel Alb UK

GLOBE DIGITAL TALKS Ergys Krisiko







Fjala «zemër» përdoret në kuptim të figurshëm shpeshherë në të folurin tonë të përditshëm. Thuhet se ajo përfaqëson «pjesën qendrore në përgjithësi, pjesën e brendshme, pra, njeriun e brendshëm ashtu siç shfaqet në të gjitha veprimtaritë e tij të ndryshme, në dëshirat e tij, në dashurinë, emocionet, pasionet, qëllimet, mendimet e tij, në perceptimet, përfytyrimet, mençurinë, njohurinë, aftësitë, në bindjet dhe në arsyetimet e tij, në kujtesën dhe në vetëdijen e tij».Ajo është «tërësia e njeriut të brendshëm në kontrast me mishin, domethënë me njeriun e jashtëm e të prekshëm».
Nëse doni të kuptoni zemrën e një artisti,hidhini me kujdes një sy punimeve të tij.
Këtë ndjesi e provon padyshim çdo admirues i punës së Ergys Krisikos,aq më tepër kur kjo punë ekspozohet rrugëve të një qyteti,sikurse është kryeqyteti i Shqipërisë,Tirana.
Gazetarja e AlbUKTv Alda Çibukaj do na krijojë mundësinë të bëjmë një guidë në studion e këtij të fundit, në emisionin e përjavshëm"GLOBE DIGITAL TALKS".
Shikim të këndshëm.